Në vitin 2017, Fondacioni ARTE ka fituar konkursin për organizimin e koncertit Gala “Ndërmendje” në Shkodër.
Ky aktivitet, në këndvështrimin tonë, ka paraqitur disa veçanti, të cilat përbënin gurthemele të projektpropozimit tonë përsa i përket rritjes së standartit profesional dhe sigurimi i partneritetit me institucione të rëndësishme në vend në funksion të rritjes së vizibilitetit, sikurse dhe promovimi i artistëve shkodranë të cilët zhvillojnë aktivitetin e tyre jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Kësisoj në kuadër të këtij projekti u angazhua orkestra simfonike e RTSH-së e cila u drejtuar nga z. Noorman Widjaja (një emër ky i rëndësishëm në Gjermani përsa i përket dirizhimit). Njëherazi në funksion të promovimit të artistëve të qytetit të Shkodrës, Fondacioni ARTE, preferoi të prezantonte artistë shkodranë me famë ndërkombëtare, sikurse ishte violinisti i ri Elvin Hoxha dhe baritoni i njohur me karrierë ndërkombëtare z.Frano Lufi.